Djimsiti fiton “derbin” ndaj Hysajt

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2023, 22:47 | Futboll
Djimsiti fiton “derbin” ndaj Hysajt

Atalanta fitoi pastër ndaj Lazios 2-0, në transfertë, në një ndeshje ku mbrojtësit e kombëtares sonë, Berat Djimsiti dhe Elseid Hysaj, ishin titullarë.

Zappacosta në pjesën e parë dhe Hojlund në të dytën i dhanë 3 pikë shumë të rëndësishme miqve, që me këtë fitore ngjiten në vendin e tretë të renditjes, me pikë të barabarta me Milan dhe Roma (41).

Ndërkohë, Lazio mbetet në vendin e gjashtë, me 39 pikë.

Në ndeshjet e tjera të së shtunës në Serinë A, Empoli barazoi 2-2 ndaj Spezia, ndërsa Roma 1-1 ndaj Lecce. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos