












Duke kaluar rastësisht me një autobus turistësh në Perëndimin Amerikan, fotografi britanik, Reuben Wu, vuri re nuancat e ngrohta të gurëve ranorë dhe horizontin e gjerë. Që prej asaj dite, do të rikthehej gjithmonë për të realizuar disa nga imazhet më të bukura të karrierës së tij.
Në thelb, fotografitë janë klasike: ndërthurja e dritës dhe peizazhit. Por prekjet e tij artistike i transformojnë ato në imazhe sublime. Reuben fotografon zakonisht gjatë mbrëmjes, ku dominojnë hijet e zeza të natës, por nëpërmjet ekspozimit të gjatë të dritave të dronit, realizon efekte të veçanta si aureola apo forma të tjera. Në këtë mënyrë, vendet e shfaqura në imazhe duken të mbinatyrshme ose si pjesë e ndonjë filmi fantastiko-shkencor.
"Gjithmonë më kanë pëlqyer vendet e egra dhe të largëta, ku mund të gjeja qetësi dhe frymëzim. Por gjithçka nisi rastësisht. Ngrita një dron lart mbi disa shkëmbinj dhe u magjepsa nga efekti që kishte mbi peizazh. Drita e dronit i bëri shkëmbinjtë të shkëlqenin, si dhe të fiksonin detaje që ishin të pamundura të ndriçoheshin artificialisht. Shumë njerëz thonë se në punën time duket një botë tjetër, joreale. Në fakt, unë po përpiqem të tregoj se ky është në të vërtetë planeti ynë.”
Reuben Wu
Së fundmi, Reuben Wu, përveç fotografive, ka nisur të realizojë edhe video të shkurtra të cilat i shoqëron me kolona zanore, që gjithashtu i krijon vetë. (A2 Televizion)