Legjenda e futbollit amerikan, Tom Brady, ka vendosur të tërhiqet nga sporti pas 22 sezonesh në NFL.
“Quarterback”-u i Tampa Bay Buccaneers, i cili ka fituar 7 herë titullin kampion (Super Bowl) në sportin më të dashur në SHBA, do të ndalet në moshën 44-vjeçare.
Tampa Bay Buccaneers quarterback Tom Brady (12) reacts after being penalized during the first half of an NFL divisional round playoff football game against the Los Angeles Rams Sunday, Jan. 23, 2022, in Tampa, Fla. (AP Photo/Mark LoMoglio)
Në ditët në vijim pritet një konferencë për shtyp, ku Tom Brady do të zyrtarizojë vendimin e tij.
Tom Brady ka luajtur 20 vite me New England Patriots, ndërsa dy vitet e fundit i ka kaluar me Tampa Bay Buccaneers. (A2 Televizion)