
Problemet e pensioneve dhe nënshtetësia greke janë problemet madhore të komunitetit shqiptar në Greqi. Kështu deklaroi në studion e Debatit në A2 CNN, kandidatja shqiptare e partisë Mera 25, Pati Vardhami, e cila foli për propozimet konkrete të partisë së saj në zgjidhjen e këtyre çështjeve.
“Problemet kryesore të komunitetit shqiptar janë problemet e pensioneve dhe të drejtat politike që është nënshtetësia greke. Janë probleme madhore dhe në një mënyrë apo një tjetër këto teza t’i çojmë përpara. Është një problem jetësor për komunitetin. Njerëzit që kanë ardhur këtu 30 apo 40 vjeç janë në moshë për pension. Ligji aktual është diskriminues. Ligji kërkon një njeri që ka 40 vjet me dokumente ligjore. Shumica komuniteti shqiptar e ka të pamundur q ë plotësojë këtë kriter. Propozimi ynë është anulimi i viteve të qëndrimit në Greqi kry kriter nuk ekziston në asnjë vend tjetër. Është kriter racist, për të përjashtuar komunitetet në Greqi dhe kryesisht atë shqiptar. Pajisja me nënshtetësinë greke. Ekziston një ligj që në qeverinë Siriza, dhe shpresuam për brezin e dytë për fëmijët e ardhur të vegjël apo që kanë lindur këtu ka filluar procesi po është i ngadaltë. Disa kanë mundësi të votojnë se janë pajisur me kartë, por duam përshpejtimin e këtij procesi dhe zgjidhjen për prindërit e fëmijëve që votojnë. Unë kam folur me prindërit ata janë të dëshpëruar se nuk votojnë duke mos patur nënshtetwsinë greke kjo të përjashton“.
E pyetur nëse është në dijeni të numri të saktë të votuesve nga komuniteti shqiptar, ajo u përgjigj: “E vështirë të sigurojmë numrin e saktë të votuesve nga komuniteti shqiptar”, por u shpreh se ky komunitet e ka pritur me pozitivitet kandidaturën e saj për t’u përfaqësuar në parlament.
Ndër të tjera ajo foli edhe për tezën politike të partisë që përfaqëson dhe planet e detajuara për një ekonomi greke të suksesshme.
“Partia jonë ka një tezë politike ndryshe nga partitë e tjera pikënisjen e ka nga referendumi në Greqi në 2015 ku populli votoi kundër disa masave dhe qeveria e Micotaqis ka ndjekur po ato politika të detyruara nga BE. Ne kemi një plan me detaje sesi mund ta kthejmë ekonominë greke që të jetë e suksesshme dhe e mundur se borxhi grek në këtë moment është më i madh se në momentin që ekonomia falimentoi duke e bërë të vështirë gjendjen e shoqërisë greke”. (A2 Televizion)