
Qyteti i Peqinit mund të jetë nga qytet e vetme jo vetëm në qarkun e Elbasanit, por në të gjithë Shqipërinë që nuk ka përfituar nga rilindja urbane.
Që nga viti 2013 e deri më tani, në këtë qytet nuk është bërë asnjë investim sa i takon infrastrukturës, apo fasadës se pallateve dhe monumenteve të tjera që ndodhen në këtë qytet.
Mungesa e investimeve po rrezikon edhe kalanë më të vjetër të qarkut të Elbasanit, atë të Klodianës, e cila bashkë me vlerat e saj historike është lënë në mëshirë të fatit.
Nga bashkia e qytetit nuk të thotë kush arsyen e lënies në harresë të qytetit të Peqinit, por të konfirmojnë se së fundmi qyteti është penalizuar nga pandemia, e cila ndërpreu fillimin punës për rilindjen urbane.
Aty ku nuk investohet njerëzit janë të prirur për t’u larguar, sidomos të rinjtë, fenomen i cili duket se ka prekur edhe Peqinin e parilindur (A2 Televizion)