Për herë të dytë në Shqipëri, Luiza Gega triumfon në gjysmëmaratonën ballkanike

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 12:07 | Sporte të tjera
Për herë të dytë në Shqipëri, Luiza Gega triumfon

Këtë të diel u zhvillua dhe gjysmëmaratona ballkanike ku morën pjesë 44 garues nga 22 shtete të ndryshme anëtare të autorizuara nga Federata Ballkanike e Atletikës.

Gara u organizua në Parkun kombëtar të Liqenit ku pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, atletet dhanë më të mirën e tyre.  

Në kategorinë e femrave fituese u shpall atletja kuqezi Luiza Gega, ndërsa në kategorinë e meshkujve fitues doli Dario Ivanovsi nga Maqedonia.

Kjo ishte hera e dytë që Shqipëria mirëpriti këtë event që zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të Ballkanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos