
Teuta mund Tiranën dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës Unike. Edhe në ndeshjen tjetër çerekfinale mes Tiranës dhe Teutës, nuk kishte histori.
Bardheblutë u mundën me rezultatin final 73:78 nga Teuta në palestrën sportive “Farie Hoti. Një sfidë e ”vështirë për kryeqytetasit, pasi ndeshjen e parë në Durrës e kishin humbur me rezutatin e thellë 96:81.
Bregdetaret e nisen takimin më mirë, duke kaluar në avantazh me dhjetë pike diferencë ndërsa dy periodat e parë i mbyllën me rezultatin 27:40.
Edhe pas pushimit Teuta menaxhoi epërsinë e krijuar dhe në fund triumfoi 73:78. Të Tirana u dallua Endrit Hysenagolli me 16 pikë, kurse Teuta kishte amerikanin Kor me 19 pikë.
Në gjysmëfinale, Teuta do të takohet me Yllin e Kosovës, që përfundoi garat e rregullta në vendin e parë. (A2 Televizion)