Pamje që të thyejnë zemrën, momenti kur familjarët identifikojnë viktimat nën rrënoja nga fotografitë e pasaportës

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 18:32 | Bota

Pamje vërtet të rënda e që të thyejnë zemrën janë ato që vijnë nga rajoni Antakya në Hataya, kur përpjekjet e ekipeve të kërkim – shpëtimit për gjetjen e personave ende të gjallë, apo edhe viktimave nën rrënoja vijon pa ndërprerë në asnjë çast që prej orëve të para të 6 shkurtit.

Në disa prej pallateve dhe banesave private të rrënuara po hiqen mbeturinat e lëna pas nga tërmeti, ndërsa në krye të rrugës, duke ruajtur distancën e sigurisë, qëndrojnë në ankth familjarët e atyre personave që kanë jetuar në ato godina, e që ende nuk janë gjetur, të gjallë ose të vdekur.

Ajo që e bën më të dhimbshme situatën është momenti kur njëri prej pjesëtarëve të ekipeve të kërkim-shpëtimit gjen pasaportat apo mjetet e identifikimit të viktimave dhe me fotografitë e tyre në duar, afrohet te të afërmit e tyre që presin aty pranë, për t’i identifikuar.

Kjo u pa nga drejtuesit e këtyre ekipeve si një mënyrë më njerëzore identifikimi, pasi trupat e tyre ishin dëmtuar shumë nga muret e mëdha të betonit që i zunë poshtë.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/15/fotografite-dhe-televizori-i-varur-ne-mur-qe-nxoren-ne-drite-skandalin-me-ndertimet-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/02/15/hyn-ne-spital-dhe-kerkon-te-rrembeje-foshnjen-e-porsalindur-arrestohet-polici/
https://a2news.com/2023/02/15/te-perfitosh-nga-fatkeqesia-arrestohet-shoferi-i-kamionit-shiti-ne-treg-ndihmat-e-mbledhura-per-te-prekurit-nga-termeti/

A2 CNN Livestream

Latest Videos