"Duam ta ndihmojmë botën, por ka shumë hezitim për vaksinat"

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 20:11 | Bota

UNICEF thotë se është gati të shpërndajë një vaksinë potenciale të koronavirusit në vendet e varfëra, por shton se "hezitimi për vaksinat” mbetet një problem global.

"Këto vaksina janë të sigurta. Ka shumë hezitim për vaksinat dhe ne duhet ta kapërcejmë këtë, nëse duam të mbrojmë botën", tha Henrietta Fore, drejtoresha ekzekutive e UNICEF, në një konferencë të Forumit Ekonomik Botëror mbi vaksinat.

Në shumë pjesë të botës, një vaksinë do të jetë mënyra më e mirë për të mbrojtur njerëzit nga Covid-19.

"Ne nuk kemi pajisje për larjen e duarve dhe sapun në shumë pjesë të botës, dhe në shumë spitale dhe klinika komunitare, aq më pak në shtëpi ose shkolla", tha ajo.

Hezitimet për vaksinën e koronavirusit janë rritur ndjeshëm nisur nga teoritë e ndryshme konspirative në internet, por dhe nga periudha e shkurtër e krijimit të vaksinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos