Përballimi i fluksit të udhëtarëve, shtohen lundrimet nga Durrësi

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 08:15 | Aktualitet

Nga sot dhe çdo fundjavë në vijim, tragetet e linjave nga Durrësi drejt porteve italiane do të dyfishojnë lundrimet e tyre, me qëllim përballimin e fluksit të udhëtarëve, aktualisht të përqendruar në hyrje të vendit tonë. Kapitaneria e Portit të Durrësit ka bërë të ditur planin e masave shtesë që do të aplikohet për përballimin e pikut veror. 32 sportele do të jenë në funksion të përpunimit të udhëtarëve dhe mjeteve të tyre, me qëllim përballimin e fluksit të hyrje-daljeve përgjatë këtij sezoni veror. Më shumë informacion na jep gazetarja e A2CNN në Durrës, Elitjona Doko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos