Fotografi Decker Nomura arriti të shkrepë me aparatin e tij foto mbresëlënëse në plazhin Torrey Pines në San Diego të një përleshjeje në ajër mes një skifteri të vogël dhe një pelikani shumë herë më të madh në përmasa.
Ai u shpreh se gjithçka nisi në momentin kur pelikani iu afrua folesë së skifterit, i cili nuk nguroi ta sulmonte edhe pse shpendi tjetër ishte shumë herë më i madh. (A2 Televizion)




