





















Një model flokësh që i ka kaluar të gjitha etapat, është pëlqyer, është mbajtur në masë dhe janë tallur me të. Por një artist amerikan ka vendosur të rikthejë presidentët e vendit të tij, me modelin e flokëve bishtpëllumb.
Komediani Cam Harless përdori një program kompjuterik për të gjeneruar fotot e disa prej presidentëve më të famshëm amerikanë, të modeluar me stilin e flokëve më të diskutuar përgjatë dekadave.
Për disa presidentë, thotë Harless, inteligjenca artificiale u vu vërtet në provë, për të tjerë e kishte shumë të lehtë. Më i vështirë, misioni ishte me Dwight Eisenhower. “Duhet vlerësuar përpjekja e inteligjencës artificiale për të modeluar bishtpëllumb një person pa flokë”, thotë Harless për CNN.
Fotot e realizuara nga programi kompjuterik janë nxjerrë në shitje për 16 dollarë. (A2 Televizion)