Përdhunoi të miturën, Apeli jep dënimin për Abaz Dogën dhe bashkëpunëtorët

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 13:14 | Kronikë
Përdhunoi të miturën, Apeli jep dënimin për Abaz

Gjykata e Apelit në Tiranë ka konfirmuar dënimin me 12 vite burg për rojen e shkollës Abas Doga, i cili u shpall fajtor për abuzim seksual me një nxënëse të mitur në vitin 2019.

Gjykata pezulloi dënimin me burg për dy të miturit F.B dhe R.O, duke i dënuar të dy me kusht për 4 vite që të mos kryejnë asnjë vepër penale.

E gjithë ngjarja ka nisur në vitin 2019, në muajin mars, kur Doga përndiqte 15-vjeçaren dhe e kërcënonte se do i tregonte prindërve të saj që ajo dilte me shoqet larg shtëpisë. E gjendur përballë këtij presioni ajo ishte detyruar ta takonte, por nuk dinte se makthi do të fillonte pikërisht aty.

Pas abuzimit seksual, 65-vjeçari e shantazhoi të miturën për një vit rresht, ndërsa refuzimi i saj për disa kohë bëri që Doga të shkruante emrin e saj në çdo mur të lagjes duke i bërë të ditur se nëse nuk shkonte tek ai, situata do të përkeqësohej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos