Nuk ju ndërpre mandati i kryebashkiakut të Mallakastrës, por Qerim Ismailaj dërgohet për gjykim nga SPAK si i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
SPAK bën me dije se në kuadër të procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe konkluduar se shtetasi Qerim Ismailaj, ka konsumuar elementët e veprës së falsifikimit, duke e marrë në cilësinë e të pandehurit.
Pas përfundimit të hetimeve Prokuroria e Posaçme e dërgoi për gjykimin çështjen pranë Gjykatës së Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit.

Pas konfirmimit nga Greqia të dënimit të Ismailajt me 3 vite burg në Greqi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përsëri nuk e vlerësoi kryebashkiakun e Mallakastrës në kushtet e ndalimit nga ligji i dekriminalizimit.
Partia Demokratike e kallëzoi në SPAK kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim. (A2 Televizion)