Gara ilegale shpejtësie tek mbikalimi i Patokut, procedohet organizatori

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2021, 22:28 | Kronikë

Videot e dhjetëra mjeteve shumëngjyrëshe, shpesh herë të modifikuara, që sfidonin njëra tjetrën në gara shpejtësie në aksin rrugor Lezhë - Mamurras, ishin bërë virale në rrjetet sociale, duke alarmuar edhe forcat e rendit.

Sipas policisë, pjesëmarrësit penguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, për të realizuar gara sportive, si dhe prishën rendin dhe qetësinë publike.
Një prej organizatorëve, një 35-vjeçar nga Tirana me inicialet E.K, u identifikua dhe u procedua penalisht për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Prishja e rendit dhe qetësisë publike", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime" dhe  “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë" duke i vendosur edhe një masë administrative 150.000 lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos