A përdor PS të dhënat e e-Albania? Gjonaj: Çdo subjekt ka të dhënat e detajuara të votuesve të tij

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 22:06 | Politikë
A përdor PS të dhënat e e-Albania? Gjonaj: Çdo subjekt ka

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj reagoi në “Absolut 4” dhe në lidhje me akuzat e opozitës se Partia Socialiste ka “përvetësuar” të dhënat e votuesve nga e-Albania, për të ushtruar më pas presion ndaj tyre.

Sipas Gjonajt, çdo subjekt politik në Shqipëri e ka databazën e votuesve të saj dhe po ashtu ftoi të gjithë personat që kanë dyshime t’iu drejtohen organeve kompetente.

“Mua më vjen keq që mediat dhe përfaqësuesit e saj kalojnë në përfundime duke konkluduar se janë të dhëna nga e-Albania apo kanë rrjedhur prej saj. Çdo parti politike, subjekt elektoral ka databazën e saj të dhënat për votuesit që ka . Dhe të dhënat për votuesit e saj, Partia Socialiste, ashtu si çdo parti tjetër i ka të krijuara prej vitit 2008 dhe padyshim ato azhornohen. Të gjithë subjektet i kanë të dhënat kryesore nga takimet dhe trokitjet në dyer. Kushdo që pretendon që ka një shkelje mund t’iu drejtohet organeve kompetente”, u shpreh Gjonaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos