Si do të kryhet votimi elektronik? Pelinku në A2: Rezultati del menjëherë pas mbylljes së votimit

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 21:37 | Politikë
Si do të kryhet votimi elektronik? Pelinku në A2:  Rezultati del

Lealba Pelinku, nënkryetare e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ka treguar në “Absolut 4” si do të funksionojë votimi elektronik.

Sipas Pelinkut, teknologjia do të bëjë të mundur shmangien e dukurive që përbëjnë krim zgjedhor siç është votimi i zgjedhësve dy herë.

Po ashtu, nënkryetarja e KQZ, shtoi se me votimin elektronik, rezultati del menjëherë pas mbylljes së votimit.

“Zgjedhësi do të paraqitet me një dokument identifikimi, qoftë kartë apo pasaportë biometrike. Dhe do t’i vihet në dispozicion karta e identitetit komisionit të qendrës së votimit, që verifikojnë përputhshmërine e të dhënave që ka karta me të dhënat pasi operatori do ta kalojë në paisjen elektronike. Komisioni ka mundësinë që të verifikojë përputhshmërinë me ato që shfaqen në paisjen elektronike dhe foton me një rezolucion mjaft të lartë, mjaft e qartë.

Kryer ky hap me sukses, zgjedhësit do t’i duhet të nënshkruajë elektronikisht, duke lënë shenjat e gështërinjve. Kryer me sukses procesi i identifikimit të zgjedhësit, komisioni i jep fletën e votimit dhe zgjedhësi ushtron të drejtën e tij. Kjo është procedura normale kur një zgjedhës paraqitet në qendrën e votimit ku atij i takon të votojë.  

Por çfarë ndodh nëse zgjedhësi i keqinformuar paraqitet në qendrën e votimit që nuk i takon? Në momentin që aktivizohet paisja e bën të mundur identifikimin e tij duke i thënë se je paraqitur në qendrën e gabuar, sepse e ka në regjistrin kombëtar dhe qendra jote e votimit është X dhe zgjedhësi largohet pa votuar.

Dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, dhe për të cilën është kërkuar teknologjia, është shmangia e dukurive që përbëjnë krim zgjedhor. Ajo që për fat të mirë do të ndodhë, do të jetë identifikimi në moment i zgjedhësit që paraqitet dy herë në atë qendër votimi. Pra zgjedhësi nuk mund të votojë në dy qendra votimi, dhe nuk mund të votojë dy herë në një qendër votimi Sepse paisja ka sinjal akustik për zgjedhësin që tenton të votojë për herë të dytë, me të gjithë pasojat që do ketë për këtë person. Lënja e shenjës së gishtërinjve do bëjë të mundur idenfitikimin e zgjedhësve që kanë votuar dy herë. Në dijeninë time, rezultati del menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit.”, deklaroi Pelinku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos