Përdornin të njëjtën patentë, binjakët zbulohen pas 20 vitesh

Nga A2 CNN
30 Mars 2019, 15:50 | Lifestyle
Përdornin të njëjtën patentë, binjakët zbulohen

Dy vëllezër binjakë përdornin të njëjtën patentë prej 20 vitesh, por u zbuluan pasi njërit prej tyre filluan t’i binin flokët.

Vëllai që po bëhej qeros, me mbiemrin Yan, u ndalua nga policia dhe pasi oficerët e akuzuan se po udhëtonte me një patentë të pezulluar, pretendoi se ishte i vëllai, raportojnë mediat kineze.

Edhe pse dukeshin thuajse identikë, policët vunë re se vëllai tjetër ishte me flokë ndërsa personi që kishin ndaluar kishte filluar t’i humbiste.

Më pas ata zbuluan se dy vëllezërit, që jetonin në Juamusi, provincën Heilogjiang, kishin përdorur të njëjtën patentë deri në vitin 2017, kur ia kishin pezulluar pasi po i jepte makinës në gjendje të dehur. Pak më vonë, edhe vëllait tjetër i ishte hequr patenta për të njëjtën arsye. Por kishin arritur të rimerrnin të paktën njërën prej patentave dhe kishin filluar ta përdornin të dy. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos