
Pas këtij sinjali, duhet të nxitosh të lësh kryqëzimin sa më shpejt pasi shoferi që është pas teje nuk ka aq durim për të pritur sa rruga të jetë e lirë.
Nxitime të tilla në kryqëzime janë bërë shpesh burime aksidenti. Shoferët provojnë të arrijnë semaforin dhe nga padurimi për të kaluar, shpesh nuk i shohin ngjyrat e tij.
Edhe te Rruga e Kavajës, ku ndodhi aksidenti i një çifti dhe fëmijës së tyre, kujdesi nuk është i lartë.
Në kryeqytet kryqëzime të tilla ka shumë, ndërsa kujdesi i dyanshëm nuk është gjithmonë i duhuri. Dhe duhet të jesh me fat të mos shkaktosh apo të mos e pësosh një aksident.
Për të kuptuar gabimet që një drejtues mjeti bën gjatë përdorimit të rrugës, ndoqëm disa segmente me Gjin Hasën, instruktor patente prej shumë vitesh. Pa faj nuk lë as këmbësorët, që sipas tij nuk i njohin vijat e bardha të kalimit të rrugës.
Sipas drejtorisë së transportit rrugor, në tremujorin e parë të vitit kanë ndodhur 285 aksidente rrugore, me pasojë 41 viktima. (A2 Televizion)