Vendimi për Metën, Dervishi: U dha në kohën më të keqe të mundshme, reagimi i SHBA korrekt

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 20:48 | Politikë
Vendimi për Metën, Dervishi: U dha në kohën më të

Analisti Lutfi Dervishi, i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ilir Metën. Teksa komentoi reagimin e ambasadës amerikane për këtë vendim, ai e vlerësoi atë si korrekt për momentin kur u mor.

“Reagimi i SHBA është korrekt. Duhet pasur parasysh konteksti në të cilin zhvillohen ngjarjet. Vendi ka qenë për më shumë se dy vite pa Gjykatë Kushtetuese, ndërsa ka pasur një zvarritje të vazhdueshme të të gjitha çështjeve, përfshirë edhe atë të presidentit. Vendimi nuk është i diskutueshëm në kuptimin e zbatimit, por është i diskutueshëm për shkak të kohës dhe rrethanave në të cilat është marrë. Ky është një inkurajim që i jepen institucioneve të reja të drejtësisë, që së pari të jenë funksionale. Fjala nuk është vetëm këtë institucion të ri të drejtësisë, por edhe për Gjykatën e Lartë e SPAK”.

Dervishi komentoi edhe kohën në të cilën u publikua vendimi i Kushtetueses, duke theksuar se ishte momenti më i keq i mundshëm.

“Nga pikëpamja e kohës kur është dhënë, është koha më e keqe e mundshme. Nëse gjykata do të preferonte që të mos diskutohej shumë, mund ta kishte dhënë 24 orë më vonë, ndoshta të premten afër mesnatës dhe do të kishte fundjavën përpara. Nëse do të donte të diskutohej, mund ta kishte dhënë në ditët e para të javës. Koha e dhënë nuk më duket koha më e mirë”, tha Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos