Tensionet Rusi-Ukrainë, pse në këtë moment? Eksperti i sigurisë shpjegon arsyet

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 21:14 | Politikë
Tensionet Rusi-Ukrainë, pse në këtë moment? Eksperti i

Përveç arsyeve ekonomike, gjeostrategjike dhe zhvillimeve të fundit në BE, eksperti i sigurisë Adrian Shtuni shpjegon dhe një tjetër motiv se përse agresioni i mundshëm rus ndaj Ukrainës po ndodh pikërisht në këto momente.

Për ekspertin Shtuni, presidenti Putin kërkon të forcojë pozitat e lëkundura në vend dhe rajon, duke qenë se shumë vende janë duke parë drejt demokracive liberale.

“Ka shumë faktorë se përse këto gjëra po ndodhin tani. Po ta shohim nga aspekti brenda për brenda Rusisë, Putini mundohet të sigurojë një pozitë më të favorshme për vete. Por në aspektin rajonal ka pasur disa zhvillime që mund t’i kenë lëkundur besimin e tij dhe atyre që mbështet. Jam duke folur për Bjellorusinë dhe Kazakistanin. Putini është duke e ndjerë që ka një orientim drejt demokracive liberale, një orientim popullor që nuk është në favorin e asaj që kërkon Putin për të mbajtur sferën e tij të influencës. BE ka pasur përçarje, Britania u largua. Kemi  një ndryshim në politikën e brendshme të Gjermanisë dhe po ashtu kemi një krizë energjetikë që është e konsiderueshme nëse shohim që burimet e energjisë janë me origjinë nga Rusia ”, tha Shtuni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos