
Duhen edhe pak ditë nga Çmimi i Madh i Meksikës, por piloti i Red Bull, Sergio Perez, i ka çuar peshë tifozët bashkëkombës, duke dhuruar spektakël me makinën e tij në rrugët e Meksiko Sitit.
Për shkak të pandemisë, gara e fundit në Meksikë është zhvilluar në vitin 2019, e fituar nga Lewis Hamilton. Provat e lira nisin të premten, ndërsa të dielën zhvillohet gara.
Sergio Perez, i vetmi meksikan në Formula 1, do të garojë për herë të parë në shtëpi që pas fitores së një gare për herë të parë. Ai fitoi vitin e kaluar garën e Bahreinit dhe atë të Azerbajxhanit në qershor. Asnjë meksikan nuk ka fituar kurrë një garë në vendlindje në Formula 1. (A2 Televizion)