Problemet financiare me sponsorët, Lirim Zendeli tërhiqet nga sezoni i Formula 2

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 15:25 | Sporte të tjera
Problemet financiare me sponsorët, Lirim Zendeli tërhiqet nga sezoni i

Lirim Zendeli mbyll konkurrimin në Formula 2. Kjo pavarësisht faktit se është një pilot shumë premtues dhe cilësohej si shqiptari i parë që kishte shanse të garonte në Formula 1.

Por, nga ëndrra për të pilotuar makinat përkrah emrave si Hamilton e Verstappen, 22-vjeçari është detyruar të tërhiqet nga edicioni aktual.

Shkak janë problemet financiare me sponsorët. Zendeli njoftoi se garimi ishte mjaft i vështirë prej krizës së krijuar nga pandemia, por reduktimin i mëtejshëm i buxhetit e bën të pamundur që ai të zbresë në pistë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos