Rreth 150 mijë ushtarë po grumbullohen në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës, në një rritje tensioni që mund të shndërrojë atë zonë në një fushëbetejë me pasoja të pakontrollueshme.
Shifrën nuk e deklaruan burime lokale, por vetë përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, spanjolli Joseph Borrell, gjatë një mbledhje virtuale të ministrave të Jashtëm.

Rreth 150 mijë ushtarë po grumbullohen në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës 
Shifrën e deklaroi vetë përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, spanjolli Joseph Borrell 
Borrell shtoi se Moska po përqendron aty materiale të shumta, madje edhe spitale provizore dhe depozita 
Bëhet fjalë për grumbullimin më të madh ndonjëherë në atë kufi, dhe kulmon një situatë që prej javësh është rindezur mes dy vendeve 
Moska përzuri një diplomat të Kievit për spiunazh ndërkohë që një përgjigje simetrike u krye nga pala ukrainase 
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, e cilësoi vendimin rus si “të pajustifikuar, i pashpjeguar dhe shumë shqetësues” 
Moska flet për një kundërpërgjigje legjitime nga ato që cilëson si provokime të NATO-s 
Stërvitje ruse në kufi 
Pamje nga kufiri
Borrell shtoi se Moska po përqendron aty materiale të shumta, madje edhe spitale provizore dhe depozita. Spanjolli nuk deklaroi burimet e këtij informacioni, por i gjykoi si të besueshme.
Sipas tij bëhet fjalë për grumbullimin më të madh ndonjëherë në atë kufi, dhe kulmon një situatë që prej javësh është rindezur mes dy vendeve. Moska përzuri një diplomat të Kievit për spiunazh ndërkohë që një përgjigje simetrike u krye nga pala ukrainase.
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, e cilësoi vendimin rus si “të pajustifikuar, i pashpjeguar dhe shumë shqetësues”, ndërkohë që Moska flet për një kundërpërgjigje legjitime nga ato që cilëson si provokime të NATO-s. (A2 Televizion)
