
Greqia rihap kufijtë për udhëtarët e atyre vendeve që kanë shënuar progres në fushatën e imunizimit.
Sipas një vendimi të ri, vizitorët që vijnë nga shtetet e Bashkimit Europian, zona Shengen, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe, Serbia dhe Izraeli do të lejohen të udhëtojnë drejt Greqisë, pa iu nënshtruar karantinës 7-ditore.
Qytetarëve iu duhet të tregojnë një dokument që vërteton se janë të vaksinuar kundër Covid-19, ose një test negativ, të kryer 72 orë para mbërritjes.
Pavarësisht masave lehtësuese në prag të sezonit turistik, Greqia po përjeton ditë të vështira në pandeminë e Covid-19. 65 viktima u shënuan në 24 orët e fundit, ndërsa infektimet e reja ishin 1829. (A2 Televizion)