
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, zhvillon sot vizitën e parë zyrtare në Kosovë. Zyrtari i Brukselit, gjatë qëndrimit në Prishtinë do të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe liderët e partive politike.
Përpara udhëtimit, Borell publikoi një mesazh në Twitter. “Ballkani Perëndimor është një ndër prioritetet e mandatit tim”, shkruan ai, ndërsa thekson përkushtimin për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Pas Prishtinës, zyrtari i Brukselit do të vizitojë dhe Beogradin ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe politikanë të tjerë. (A2 Televizion)