All - Paragraf - 1
Një autobus i linjës së Institutit në kryeqytet është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, në rrugën "Dritan Hoxha". Autobusi ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.
All - Paragraf - 3
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2