Karrotreci përplas 50-vjeçarin, aksident me vdekje në Lushnjë

Nga A2 CNN
10 Prill 2023, 08:21 | Kronikë
Karrotreci përplas 50-vjeçarin, aksident me vdekje në

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të ditës së hënë, pranë fshatit Zhamë të Lushnjës.

“Rreth orës 03:00, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Zhamë, një karrotrec me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë. Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, lexohet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos