Përfshihet nga flakët banesa dykatëshe në Vlorë

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2020, 09:00 | Kronikë

Një banesë, 2-katëshe, është përfshirë nga flakët, mëngjesin e sotëm në lagjen Partizani, të qytetit të Vlorës. Mësohet se një e moshuar është transportuar në spital, por nuk ka shenja djegie,

Ngjarja ka ndodhur për shkak të përfshirjes nga flakët të një bombole gazi.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikse që po përpiqen të lokalizojnë flakët, pasi ka banesa të tjera shumë afër saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos