
Një lokal në tarracën e Gjykatës së Lartë, në rrugën “Myslym Shyri”, është përfshirë nga flakët mëngjesin e së enjtes.
“Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)