
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pas arrestimit të disa punonjësve të repartit ushtarak të Zall-Herrit, ku u zbuluar dhe asgjësuar 125 rrënjë kanabis të kultivuara.
Peleshi bëri me dije se, të gjithë personat përgjegjës të përfshirë në këtë ngjarje janë pezulluar nga detyra, ndërsa ka dënuar çdo aktivitet të kundërligjshëm të këtyre punonjësve.
“Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, bëri të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125 bimëve kanabis, të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit. Menjëherë janë pezulluar nga detyra të gjithë personat përgjegjës. Dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm. Inkurajojmë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast!”
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi
Policia e Shtetit njoftoi të shtunën se kishte arrestuar për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak:
– Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
– Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.
Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:
– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti. (A2 Televizion)