
Një 45-vjeçar nga Bingham në Nottinghamshire ndërroi jetë në mënyrë të papritur, disa orë pasi kishte përfunduar maratonën e Londrës, që u zhvillua në kryeqytetin britanik, fundjavën që lam pas.
Steve Shanks u ndje keq teksa po udhëtonte për në shtëpi, pas suksesit në garën e rezistencës, të cilën e kishte përfunduar për më pak se 3 orë.
Lajmi për vdekjen e Shanks u nda nga bashkëshortja e tij Jessica në rrjetet sociale, e cila shprehej se ishte shkatërruar nga kjo humbje.
Një zëdhënës i Maratonës së Londrës shprehu keqardhjen për këtë humbje duke thënë se Shanks ishte një vrapues me eksperiencë, që kishte marrë pjesë disa herë në kompeticione të tilla të rëndësishme. (A2 Televizion)