All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zjarri shkrumbon fshatin rus, qindra banesa të djegura

Nga A2 CNN
26 Prill 2023, 16:29 | Bota
All - Paragraf - 1

Të paktën 1 person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një zjarri të madh në një fshat rus në Urale, i cili shkatërroi qindra banesa.

Vatra e zjarrit shpërtheu me shpejtësi në fshatin Sosva, e ndihmuar edhe nga era, duke shkrumbuar gjithçka që gjente përpara.

All - Paragraf - 3

Shtëpitë e zonës, kryesisht të ndërtuara me dru u dogjën njëra pas tjetrës, teksa flakët përfshinë dhe një spital burgu, ku merrnin mjekim dhjetëra të dënuar të cilët u evakuuan në kohë.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, teksa autoritetet kanë nisur një hetim kriminal për neglizhencë.

Dhjetëra zjarrfikës u angazhuan për të vënë flakët nën kontroll dhe situata u përmirësua vetëm në orët e para të mëngjesit. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos