Përfundojnë gërmimet e tunelit të Llogarasë

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 14:09 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama njoftoi se kanë përfunduar gërmimet e tunelit të Llogarasë, një segment rreth 6 kilometra i gjatë që do të shkurtojë rrugën për në plazhet e jugut të vendit.

“Tanimë është i hapur në krejt gjatësinë e vet, falë përmbylljes së procesit më të vështirë për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, që do të shkurtojë konsiderueshëm kohën e udhëtimit drejt Jonit, duke rritur njëkohësisht standardet e sigurisë rrugore. Një punë e bërë në kohë rekord që do të pasohet tani me proceset e tjera, deri në përfundimin e plotë të të gjithë veprës, shpresojmë në 1 qershor të vitit të ardhshëm”, tha Rama në një postim në Facebook teksa postoi videon e momentit kur u hap përfundimisht tuneli.

“Kjo është një vepër e madhe me një tunel tjetër ndihmës me 11 pjesë lidhëse. Shpresoj që edhe në këtë një vit e gjysmë që na ka mbetur punët të ecin mirë dhe unë shpresoj që me 1 qershor të 2024-s tuneli i Llogarasë të jetë i aksesuesheëm për të gjithë qytetarët”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Puna për ndërtimin e tunelit të Llogarasë nisi në nëntor 2021, ku kreu i qeverisë së bashku me ministren Balluku njoftuan se ky tunelit parashikon të lidhë në shtatë minuta Orikumin dhe Palasën, si edhe në të ardhura dhe rritje të turizmit. (A2 Televizion)

https://fb.watch/ioP8SipqD3/
https://a2news.com/2021/11/14/nisin-punimet-per-tunelin-e-llogarase-rama-zhvillim-ekonomik-dhe-turistik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos