All - Paragraf - 1
Banorët e fshatit Lepenicë në Bashkinë e Selenicës, ndihen të harruar nga pushteti lokal. Sipas tyre, bashkia që i ka në varësi, duket se nuk i llogarit fare.
Madje edhe tani kur atyre u janë rrezikuar banesat dhe jeta nga vërshimi i përroit që përshkon fshatin mes për mes, asnjë masë nuk është marrë. Ndërsa tokat u janë bërë të papërdorshme për mbjellje. Banorët shprehen se në fshat nuk funksion asgjë.
All - Paragraf - 3
Të pafuqishëm për të ndërhyrë sadopak vetë, këta banorë të vetmen shpresë kanë mbështetjen nga pushteti lokal, i cili për to nuk ekziston. Kjo është arsyeja, që këta banorë kanë arritur në pikën që duhet të mendojnë vetë për jetën e tyre, duke parë si të vetmen zgjidhje largimin nga fshati. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2