Në Uashington për forumin e sigurisë, Mediu takon kryetarin e ri të Kongresit

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 12:54 | Aktualitet

Lideri i Partisë Republikane Fatmir Mediu ndodhet në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku po organizon së bashku me kongresmenin Pete Sessions një forum sigurie me temë “Si të kundërbalancojmë agresionin Rus në Ukrainë dhe influencën negative te Kinës në Ballkan” i cili pritet të zhvillohet në ambientet e Kongresit të SHBA më 31 janar.

Fatmir Mediu me kongresmenin Pete Sessions

Lideri republikan, që shoqërohej edhe nga deputetja e PD-së Dhurata Çupi, pati një takim informal pikërisht me kryetarin e ri të Kongresit, republikani Kevin Mc Carthy.

Samiti do të shohë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 20 shteteve të Europës Juglindore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos