
Për një vend mesdhetar si Shqipëria, zjarret janë normale dhe të pritshme gjatë sezonit të verës.
Përhapja e tyre në disa vatra njëkohësisht dhe me përmasa të mëdha, kanë si burim kryesor zjarrvënien e qëllimshme. Ky është konstatimi i pedagogut dhe ekspertit të pyjeve Ramiz Metaliaj, i cili ndalet edhe te miti i barinjve se zjarret hapin kullota të reja për bagëtitë e tyre.
Dëmet në komunitet janë shumë herë më të larta sesa humbja e bimësisë.
Ripërtëritja e pyjeve në mënyrë natyrale kërkon një kohë të gjatë për shkak të mungesës së bazës rrënjore të bimës së re.
Për të shmangur zjarret masive, Metaliaj sugjeron një organizim më të mirë të punonjësve pyjor për kontrollimin e territorit gjatë verës si dhe vendosjen e kamerave termike në zonat e riskut për sinjalizimin e zjarreve. (A2 Televizion)