Përfundon periudha pa gjoba, gati 9 mijë biznese të vogla nuk janë fiskalizuar, do kalojnë në status pasiv

Nga A2 CNN
1 Korrik 2022, 16:35 | Ekonomi
Përfundon periudha pa gjoba, gati 9 mijë biznese të vogla nuk

Pas periudhës pa gjoba që u përmbyll më 30 qershor, subjektet që ende nuk janë fiskalizuar do të kalojnë në status pasiv. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë janë 8 mijë e 900 biznese të vogla që së shpejti do të mbyllin përfundimisht aktivitetin e tyre.

Në fund të vitit të shkuar administrata tatimore paralajmëroi se nuk parashikon fiskalizim të plotë të 120,000 bizneseve.

Fundi i qershorit ishte lënë si afat pa penalitete bizneseve të vogla, bankave si dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Nisur nga 1 korriku, ndaj subjekteve të pafiskalizuara do të aplikohen gjoba deri në vlerën e 25 mijë lekëve. 

Proces i fiskalizimit nisi fazën e parë më 1 janar të vitit të shkuar për të kaluar në fazën e dytë në korrik e atë finale në shtator që zgjati deri ditën e djeshme.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nga gati 103 mijë bizneset e fiskalizuara janë lëshuar pak më shumë se 330 milionë fatura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos