Fjalimi më i pritur në bulevard gjatë protestës së opozitës, ishte ai i liderit demokrat, Sali Berisha, që zgjati rreth 22 minuta. Ish-kryeministri e cilësoi protestën e sotme si ajo e “revolucionit tonë demokratik dhe paqësor, një protestë me të cilën ne jemi të vendosur t’i shkurtojmë orët dhe ditët, muajt, kësaj qeverie antishqiptare me në krye Edi Ramën, i cili faktohet para Shqipërisë dhe botës, si pushtuesi më i egër i këtij vendi”. (A2 Televizion)
Përfundon protesta, Berisha: Jeni misionarë të një revolucioni demokratik, Rama kërkon ta boshatisë vendin
