Dënim kush dhunon në protestë, ndryshimet në ligjin për tubimet hyjnë në fuqi menjëherë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2026, 15:02 | Politikë

Masat ndaj protestuesve të maskuar, apo që gjuajnë ndaj policisë e dëmtojnë bizneset do të hyjnë në fuqi më para se kuvendi ti shqyrtojë. Ndryshimi i ligjit për tubimet do të miratohet me akt normativ, çka lejon zbatimin e menjëhershëm, ndërsa parlamenti do të duhet ta votojë Brenda 45 ditëve nga Kuvendi.

Në konferencën për mediet pas mbledhjes së grupit parlamentar, Taulant Balla foli dhe për ofertën për dialog me studentët. Pasi përjashtoi protestuesit e dhunshëm, të rinjve u kërkoi listë me kërkesat. Si shembull për studentët në Tiranë, Balla u solli rastin e Serbisë.

Sa i përket kërkesës së protestave për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, Balla u tregua i prerë.

Deputetët socialistë zhvilluan mbledhjen e grupit nën drejtimin e Edi Ramës diskutua edhe dëmshpërblimi i bizneseve të dëmtuara në protestë ku paketa e masave pritet të parashikohet në buxhetin e vitit 2027. Udhëzimi i dhënë për socialistët ishte që te dalin në terren dhe të shpjegojnë paketat sociale të qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos