Më shumë se tre dekada nga ndarja e tokave me ligjin 7501 dhe ende nuk kanë marrë zgjidhje pronësitë e tokave për ata që e kanë përdorur ndër vite. Pasiguri konflikte dhe asnjë shpresë se si do të zgjidhet kjo problematikë.
Njësia administrative Orikum, kryesorja në qytetin e Vlorës, vijon prej vitesh që të kenë banorët në këtë të fundit probleme me pronësinë. Kryesisht toka bujqësore, të cilat ende dhe sot nuk i kanë me certifikatë pronësie për shkak të problematikave të cilat janë të mbartura ndër vite.
Banorët thonë se krahas tyre ka dhe mbivendosje, ku shumë prej personave kanë humbur të drejtën e pronësisë.
“Toka këtu është dhënë në përdorim në fillim edhe pastaj thanë që do ta merrni në pronësi. Këtu u tha që mbas 20 vjetësh ata që e kanë përdorim do ta marrin në pronësi. S'është dhënë”, tregon një banor për A2 CNN. “Nga 600 familje s’ka asnjëri pronësi. Asnjë nuk të jep shpjegim. Shumica kanë mbivendosje”, tregon një tjetër.
Këtë problem nuk e ka vetëm qyteza bregdetare, por edhe fshatra pranë saj si Tragjasi, Dukati, Llogoraja e Radhima. (A2 Televizion)