
Vrasja e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Pejë mbrëmjen e djeshme ka tronditur mbarë opinionin publik, pak pasi ajo u kthye nga Stacioni policor ku kishte raportuar dhunë në familje.
A2 CNN ishte në fshatin Radac, te shtëpia e familjes së Arlinda Zekajt.
Djali i xhaxhait të viktimës, tha se nuk mund të prononcohen për media për shkak të ngjarjes së rëndë.
I pyetur se nëse e dinë se ku ndodhet djali i tashmë i të ndjerës, ai tha se nuk ka informacion.
Arlinda Zelkaj u vra mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar është kunati i saj, i cili ndodhet në arrati. (A2 Televizion)