
Ka përfunduar takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por edhe me praninë e të dërguarit të SHBA, Escobar, në cilësinë e vëzhguesit.
Takimi kishte në agjendë planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve, për përmbajtjen e të cilit palët u darkodësuan më 27 shkurt në Bruksel.
Palët u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut në bisedimet që zgjatën për më shumë se 10 orë për të çuar përpara planin e zbatimit të propozimit evropian.
Pas përfundimit të këtij raundi bisedimesh, pritet që të ketë një deklaratë për media nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. (A2 Televizion)