Përgatiste bomba me cianur, arrestohet iraniani në Gjermani

Nga A2 CNN
8 Janar 2023, 11:04 | Bota

Një shtetas iranian 32-vjeçar u arrestua në Gjermani me akuzën e përgatitjes së sulmeve terroriste me origjinë islame, duke përdorur toksina vdekjeprurëse si cianuri dhe ricina, të gjetura në shtëpinë e tij.

Kjo është bërë e ditur nga policia dhe prokuroria e Duseldorfit.

Kërkimi dhe arrestimi u krye në qytetin Castrop-Rauxel, në Landin perëndimor të Rhineland të Nord-Vestfalia.

Sipas Bild, autoritetet gjermane ishin paralajmëruar nga shërbimet e huaja të inteligjencës për kërcënimin e një sulmi terrorist "islamik" me përdorimin e një "bombë kimike". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos