U fut në restorant me armë lodre, grabitësi qëllohet 9 herë nga një prej klientëve

Nga A2 CNN
8 Janar 2023, 09:33 | Bota
U fut në restorant me armë lodre, grabitësi qëllohet 9

Një grabitës i maskuar u fut me një armë plastike në një restorant në Huston, por fundi për të rezultoi tragjik.

Autoritetet në vend tashmë janë në kërkim të një burri në moshë të mesme, i cili ishte klient në restorantin meksikan dhe nxori armën dhe e vrau grabitësin.

https://twitter.com/Carlducena/status/1611528918737068033?s=20&t=0axcZOSTHHHOcigrhFoDjQ

Ky i fundit u kishte drejtuar armën false klientëve dhe po u kërkonte para.

Incidenti, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara në biznesin ku ndodhi ngjarja në Huston-in jugperëndimor, ndodhi të enjten mbrëma.

Sipas raportimeve rreth 10 klientë ndodheshin në restorant kur grabitësi i maskuar u fut në ambientet e brendshme dhe u drejtoi armën duke u marrë portofolë e celularë.

Pedro Lopez , pronari i restorantit, u shpreh për autoritetet se ai dhe punonjësit e tij janë ende në gjendje shoku.

Hetuesit nuk e kanë identifikuar ende grabitësin që u fut në lokal apo klientin që e vrau i cili qëlloi nëntë herë në drejtim të tij.

Policia në Huston ka deklaruar se mbi klientin që hapi zjarri nuk rendon ende asnjë akuzë, por se ai po kërkohet për t’u pyetur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos