
Pas shpërthimeve të mbrëmjes së të premtes në lindje të Ukrainës, situata në Donetsk e Lugansk është përshkallëzuar edhe më tej.
Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur mëngjesin e sotëm se një ushtar i tyre është vrarë nga rebelët prorusë.
Ushtria njoftoi përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se kishte regjistruar 19 shkelje të armëpushimit me separatistët që nga orët e para të mëngjesit, krahasuar me 66 raste të tilla në 24 orët e mëparshme.
Nata e kaluar mund të cilësohet si më e tensionuara mes Rusisë dhe Ukrainës gjatë kohëve të fundit. Rebelët prorusë pretenduan se ushtria ukrainase kishte nisur sulme aktive ndaj tyre dhe për këtë arsye ata i kërkuan banorëve të Donetsk dhe Lugansk që të evakuoheshin në drejtim të Rusisë, shkruan A2 CNN.
Nuk vonoi shumë nga kjo deklaratë dhe dy shpërthime me autobomba ndodhën në këto qytete. Ndërkohë, në orët e vona të së premtes, sipas mediave ruse, një tjetër shpërthim i fuqishëm ndodhi në Lugansk, në gazsjellësin “Druzhba” duke shkaktuar një zjarr të përmasave të mëdha. Megjithatë, zjarrfikëset ndërhynë dhe arritën të vënë nën kontroll flakët. Në asnjë nga këto shpërthime nuk ka persona të plagosur. Rusët akuzojnë Ukrainën për sulmet, ndërsa SHBA reagoi duke thënë se Moska është duke i përdorur këto ngjarje si pretekst.
Në një deklarata të së premtes, presidenti amerikan, u shpreh i bindur se tashmë Putin ka marrë vendimin për të sulmuar Ukrainën në ditët në vijim. (A2 Televizion)