Përgjigjja për ultimatumin franko-gjerman, Lajçak dhe Escobar në Kosovë dhe Serbi, javën e ardhshme

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 14:42 | Kosova
Përgjigjja për ultimatumin franko-gjerman, Lajçak dhe Escobar

Dy zyrtarë të rëndësishëm të Bashkimit Europian dhe të Amerikës, do të vizitojnë javën e ardhshme Kosovën dhe Serbinë.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, bashkë me emisarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të zhvillojnë takime me udhëheqësit në të dyja vendet.

Radio Evropa e Lirë raporton se qëllimi kryesor i vizitës së tyre do të jetë gjetja e një zgjidhjeje që ul tensionet në veri të Kosovës dhe marrja e përgjigjes për propozimin franko-gjerman pas takimit në Moldavi.

Më konkretisht, Macron dhe Scholz kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, pjesëmarrjen e partive serbe dhe formimin e asociacionit, si kushte për t'u plotësuar për të dalë nga kriza. Një tjetër synim i Lajçak dhe Escobar gjatë vizitave në Prishtinë dhe Beograd do të jetë edhe përcaktimi i hapave të radhës për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos