
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi tha se përgjimet e gjermanes "Bild" janë të provuara ndaj dhe prokuroria duhej të kishte bërë lëvizjet e radhës në arrestimin e personave të përfshirë.
Nga selia e Partisë Demokratike ai solli shembullin e shefit të policisë së Dibrës Robert Aga, i cili sipas Bardhit u promovua në Tiranë pasi u përfshi në blerje votash në zgjedhjet e pjesshme në Dibër.
“Edi Rama ka urdhëruar përdorimin e nëpunësve civilë në çdo nivel, të punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore, të mësuesve, të policëve dhe të çdokujt që i shërbente realizimit të objektivit të vet kriminal”, shtoi sekretari i Përgjithshëm i PD-së. (A2 Televizion)