Përgjimet nga policia, juristët kundër ndryshimeve ligjore: Krijon shteg abuzimi

Nga A2 CNN
28 Maj 2020, 21:57 | Aktualitet
Përgjimet nga policia, juristët kundër ndryshimeve ligjore:

Propozimi i Ministrit të Brendshëm për ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, për përgjime pa autorizim nga Prokuroria konsiderohet si antikushtetues nga juristët dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Sipas tyre, miratimi i ndryshimeve të propozuara mund të lërë shteg për keqpërdorim të përgjimeve nga Policia e Shtetit. Juristët kundërshtojnë edhe krijimin e komitetit antikrim, strukturës që sipas propozimit drejtohet nga ministri i Brendshëm dhe ka në përbërje ndër të tjerë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e SPAK.  

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit u kundërshtuan të mërkurën edhe nga Prokurori i Përgjithshëm dhe SPAK, të cilët i konsideruan si shkelje të të drejtave të njeriut dhe cenim të pavarësisë së institucioneve të tyre nga qeveria.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos