Përgjimi nga policia, qeveria tërhiqet nga projektligji

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 10:51 | Aktualitet
Përgjimi nga policia, qeveria tërhiqet nga projektligji

Qeveria është tërhequr nga projektligj që i jepte kompetenca Policisë së Shtetit për të kryer përgjime ambientale në raste të dyshuara për vepra penale apo për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Ndryshimet e reja udhëzojnë policinë të kryejë monitorim dhe ndjekje nga agjentët, por pa përdorur mjetet elektronike të komunikimit.

https://a2news.com/2019/11/25/paketa-anti-kck-ekstra-kompetenca-policia-do-pergjoje-dhe-sekuestroje/

Një tjetër ndryshim që është propozuar në Komisionin e Sigurisë është dhe kalimi i punonjësve të policisë në struktura shtetërore. Sipas Lleshajt, policët që kanë mbushur moshën 55 vjeç, një pjesë e tyre mund të transferohen tek Illyrian Guard për të shërbyer në ruajtjen e objekteve apo struktura si hetimi tatimor.

Në rast se lind nevoja, këta punonjës që kanë dalë në pension dhe shërbejnë në struktura shtetërore mund të rikthehen sërish në Policinë e Shtetit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/05/29/pergjimi-nga-policia-vishaj-propozim-antikushtetues/

A2 CNN Livestream

Latest Videos